Bytyqi: Sistemimi i administratorëve, pas pandemisë

Administratorët e punësuar sipas Marrëveshjes kornizë do të qëndrojnë në shtëpi dhe do të marrin paga të paktën deri në fund të pandemisë globale të korona virusit. Por, kur do të mbarojë epidemia, askush nuk e di. Bëhet fjalë për 1300 persona, të cilët janë të punësuar në administratë, por nuk shkojnë në punë. Para se të jepte dorëheqje nga politika dhe nga pozita e ministrit të shoqërisë së informacionit dhe administratës, Damjan Mançevski theksoi se problemi me këta njerëz, të cilët marrin pagë pa asnjë ditë pushimi në shërbimin publik, do të zgjidhet deri në Vitin e Ri.

Mendoj se procesi ka filluar dhe unë u deklarova para disa ditëve. Mendoj se sot nuk duhet të flasim në kohë pandemie dhe në kohë rreziku të çdo vend pune, do të thotë, të flasim për skenarë të errët. Do ta kalojmë këtë periudhë dhe mendoj se ditën e parë kur do të marrim frymë lirshëm, pa maska, do të fillojmë të flasim për zgjidhjen e këtij problemi të hidhur, për të cilin kemi folur të gjithë disa vite”-tha Fatmir Bytyqi- zv/ kryeministër i ekonomisë.

 

Burimi: alsat.mk

Ngjarja paraprake

Eliot Engel-Trumpit: Luftën në Kosovë e përfundoi Bill Clintoni dhe NATO, jo ti

Ngjarja e ardhëshme

Zgjedhjet në SHBA, 84 milionë amerikanë kanë votuar për presidencialet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian