Bytyqi: Salla Universale të rindërtohet duke ruajtur autenticitetin

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi theksoi se Salla Universale do të rindërtohet duke rujatuar orgjinalitetin dhe autenticitetin e saj.

Bytyqi shtoi se Salla Universale është një objekt historik dhe trashëgimie dhe simbol i solidaritetit.

“Salla Universale do të rindërtohet duke ruajtuar autenticitetin dhe orgjinalitetin e saj. Ky objekt është një objekt historik dhe trashëgimie si dhe simbol i solidaritetit që bota tregoi për rindërtimin e qytetit tonë pas tërmetit katastrofal në vitin 1963. Ky projekt nuk është i vetmi projekt kapital në Shkup dhe në qytetet tjera që do të mbështeten nga Rebalanci i buxhetit. Bëhet fjalë për gjithsej 19 projekte investuese kapitale në në Komuna në të gjithë vendin me vlerë prej 245 milion denarë”, theksoi Fatmir Bytytqi.

Burimi: alsat.mk

Ngjarja paraprake

Plagosi rëndë me thikë të riun, arrestohet 23-vjeçari në Durrës, në pranga dhe një vajzë e dënuar me 5 vite burg për drogë

Ngjarja e ardhëshme

​Bundesliga, programi i ditës së sotme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian