Bytyqi-Qyra: Liberalizimi i tregut të punës i domosdoshëm për të rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e sheh sektorin privat si partner të saj, andaj do t’i dëgjoj me vëmendje të gjitha rekomandimet tuaja për përmirësimin e klimës së biznesit, këtë e theksoi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në takimin që realizoi me kryesinë e re të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe kryetarin e saj Mendi Qyra.

Në takim theksi i biznesmenëve të OEMVP-së u vu në kërkesën për rritjen e kuotës për punëtorët nga jashtë, për të cilën zëvendëskryeministri Bytyqi tha se ky problem tashmë është konstatuar nga ai dhe se ka filluar diskutimi dhe kërkesa për modalitetin e duhur me të cilën kjo do të arrihet.

“Liberalizimi i tregut të punës duhet për të rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë. Në muajt e ardhshëm duhet të bëjmë një vlerësim se cilët janë sektorët në të cilët nevojitet punë shtesë dhe të shohim se sa duhen. Njëkohësisht, së bashku me sektorin privat, të punojmë intensivisht në rikualifikimin dhe aftësimin e tregut të punës të vendit tonë në mënyrë që ata të jenë më konkurrues dhe që tregu t’i përthithë më lehtë”, tha Bytyqi.

Në takim u diskutua edhe për numrin identifikues të qytetarëve nga Ballkani i Hapur, i cili do të lehtësojë më tej lëvizjen e qytetarëve ndërmjet vendeve tona.

Story i mëparshëm

Rusia: Me sulmet në Ukrainë, penguam transferimin e armëve të NATO-s në front

Story i radhës

Kremlini: SHBA-ja mund ta zgjidhë konfliktin në Ukrainë, por nuk e ka shfrytëzuar mundësinë

Të fundit nga