Bytyqi: Pakoja e re e masave ekonomike fillon nga java e ardhshme me fundjavë pa TVSH

Shtip, 2 tetor 2020 (MIA) – Masat e reja ekonomike nga pakoja e katërt për mbështetje të ekonomisë do të fillojnë të shfrytëzohen  nga java e ardhshme, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.

Siç informon Bytyqi, sot në Shtip, bëhen edhe përgatitjet e fundit ligjore për fundjavë pa TVSH.

“Masa e parë tashmë është javën e ardhshme, bëhen  përgatitjet e fundit ligjore për fundjavë pa TVSH dhe tashmë,  do të themi se jemi  kah mesi i përgatitjeve  në ndryshimet e ardhshme ligjore,  gjithsesi subvencionimi  i pagës do ta përfshijë tetorin. Kjo do të thotë se  deri në fund të tetorit do t’i kemi  zgjidhjet ligjore, do të fillojmë tashmë  nga fundjava e ardhshme dhe çdo muaj një nga një masat do të jenë aktive”, thotë Bytyqi.

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike e vizitoi kompaninë “Aktiva” dhe mbajti takim  me ekonomistët e Shtipit. vdj/sa/

Ngjarja paraprake

Trump kundërshton "supremacistët e bardhë"

Ngjarja e ardhëshme

MPPS: Fillon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe fëmijërore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian