Bytyqi, Nikollovski dhe Bekteshi në Selanik në tryezë të rrumbullakët për bashkëpunim në energjetikë dhe takime me kompani greke

Shkup, 28 shtator 2020 (MIA) – Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investime Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Resurseve Njerëzore, Lupço Nikollovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Selanik do të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Siguria energjetike rajonale dhe bashkëpunimi”, që e organizon Federata e industrive të Greqisë së Veriut.

Në tryezën e rrumbullakët do të marrin pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo dhe ministri për Zhvillimin, Konkurrencë, Infrastrukturë, Transport dhe Lidhje i Greqisë, Kostis Haxidakis.

Është paraparë delegacionin qeveritar ta vizitojë edhe parkun teknologjik TIK në Selanik dhe të ketë takime me disa kompani greke, kumtoi pres shërbimi qeveritar. shk/

 

Ngjarja paraprake

Vajza nga Shkodra: Kur burri im shkonte në punë, kunati më…

Ngjarja e ardhëshme

Depoja e municionit shkatërrohet totalisht: Goditja e radhës nga Azerbajxhani për Armeninë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian