Bylbyl Sokoli: Pajtohem me Challandes, pësuam nga gabimet tona

Bylbyl Sokoli ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” ai duke folur në kuadër të këtij emisioni u pyet për selektorin e Kosovës, Bernard Challandes.

Ish-trajneri i Gjilanit, theksoi se Kosova ka një përbërje tejet cilësorë për të marrë këso lloj rezultatesh, por ishte njëzëri me zviceranin për deklaratat e tij.

“Pajtohem plotësisht, kjo përbërje me këta emra që nuk ju mungon asgjë në aspektin fizik, ndërsa ju ka munguar paska disiplina”, tha ai.

“Ata na mundën nga gabimet tona, me këta lojtarë që kemi nuk duhej të ndodhte kështu”, shtoi ai.

“Duke e krahasuar këtë përbërje, me të tjerat që kishim më parë, mendoj se kemi kualitet më shumë se vitet e kaluara”, tha Sokoli.

“Ne kemi skuadër që mund ti bëjë ballë edhe Suedisë edhe Spanjës, jam i sigurt për këtë. Mendoj që me një disiplinë të shtuar, ne do të mund t’ja dalim”, përfundoi Bylbyl Sokoli.

Ngjarja paraprake

Duket se opozita shqiptare ka për qëllim vetëm të bllokojë, tha Bekteshi për takimin e sotëm

Ngjarja e ardhëshme

Regjistrohen 20 shkelje të orës policore, 572 gjoba për mosmbajtje të maskës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian