Buzhala: Problemet me rrymë po vijnë nga konsumi i tepërt, s’kemi mungesë

Zëdhënësi i KEDS-ti, Viktor Buzhala, po thotë se ndërprerjet e rrymës në disa zona të caktuara po ndodhin për shkak të konsumit të tepërt të energjisë elektrike dhe jo mungesës së saj.

“Konsumatorët përveç që kërkojnë që përpos të luajmë rolin e furnizuesit dhe distributorit po kërkojnë që të luajmë rolin edhe të ngrohtores. As një rrjet elektrik i botës nuk është i dizajnuar që të funksionojë edhe si rrjet elektrik edhe si ngrohtore”.

Buzhala për këtë arsye ka thënë se shteti duhet që në mënyrë imediate të gjejë zgjidhjen dhe të fillojë me sistemin e ngrohjes për t’i lejuar KEDS-it të kryejë punën e vet.

“Në rajonin e Dukagjinit kemi pasë prishje për shkak të kushteve atmosferike. I kemi dërguar ekipet në të gjithë vendet ku kanë qenë prishjet. Ekipe janë dërguar edhe nga Prishtina edhe nga Mitrovica dhe rryma i është kthyer shumicës gradualisht, pjesës së mbetur do t’i kthehet sot”.

“Gjatë stinës së dimrit janë dy zona të nxehta ku po krijohen mbingarkesat e vazhdueshme ku kapacitet nuk mjaftojnë. Pra, Malisheva dhe Ferizaj janë këto zona. Do të rregullohet kur të bëhen kapacitetet e reja, kur të rriten do të evitohen këto mbingarkesa”.

Buzhala në Sytë 7 ka bërë thirrje që të përdoret energjia elektrike sa më pak për ngrohje dhe të kalohet në forma alternative me sa ka mundësi.

Ngjarja paraprake

Ndau çiftin Melisa-Boateng? Diletta Leotta relaksohet në shtëpi dhe "tërbon" fansat

Ngjarja e ardhëshme

Simeone: Është i padrejtë vendimi për dënimin e Trippier

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian