Buzët humbasin ngjyrën me kalimin e kohës, çfarë duhet të bëni sipas dermatologëve?

Lëkura delikate e buzëve është një nga më të hollat në fytyrë (përveç zonës së brishtë të syve) dhe është një nga zonat e para që zbulon shenjat e plakjes. Ju mund ta dini se buzët humbasin volumin dhe bëhen më të holla me kalimin e kohës, por a e dini se buzët mund të humbasin edhe ngjyrën?

Megjithatë, mos u frikësoni: është krejtësisht e natyrshme. Por nëse ju shqetëson, ka disa mënyra se si mund të mbani ngjyrën e tyre.

Buzët e hidratuara duken më “të gjalla” – kjo është arsyeja më e madhe për t’i trajtuar buzët e plasaritura. Sigurohuni që po i hidratoni, veçanërisht gjatë dimrit. Përdorni balsam që përmban një përzierje vajrash esencialë dhe përbërës të tjerë, si gjalpë shea.

Gjithashtu mund të përdorni një maskë buzësh. Kini parasysh se lëkura është më e depërtueshme gjatë natës, kështu që aplikimi i një maske me përbërës aktivë ushqyes mund t’ju ndihmojë të zgjoheni me buzët e lëmuara si bebe, shkruan anabelmagazine.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Имунизацијата како услов за укинување на превентивните мерки, се преговара со „Фајзер” за набака за лекот против ковид-19

Story i radhës

INSTAT: Nga 2014-2020 janë investuar 1,2 mld euro në rrugë, por numri i kilometrave ka rënë me 4.4%

Të fundit nga