Buxheti i 2021 ‘Pro Bizneseve’? Shkodra: U shfrytëzua rrëmuja, nuk ka një paketë fiskale të mirë

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, i ftuar në emisionin ‘Ekopolitikë’ u shpreh se buxheti i vitit 2021 kaloi me një shpejtësi marramendëse duke u shfrytëzuar rrëmuja nga pandemia.

Ai tha se ky buxhet nuk ka një paketë fiskale të mirë.

Shkodra: Buxheti ka kaluar me një shpejtësi marramendëse. Nuk kishte një debat, nuk kishte dialog, nuk pritën propozime nga ana jonë. U shfrytëzua fakti që ishim në mes të pandemisë, post pandemisë me një situatë rrëmuje. Ka pas mundësi për debat sepse debati ka filluar që në mars me ne edhe virtual për shkak të problemeve që po kalonte sipërmarrja në sektorë të ndryshëm.  Dhe nuk ka mundësi që ne të ishim të pa angazhuar nga debati ose nga dialogu. Të marrësh dhe të japësh informacion nuk është dialog. Ne jemi sot në një situatë që kemi qenë gjithmonë duke pritur planin e famshëm të rimëkëmbjes dhe nuk pati një të tillë. Dhe nëse plani i rimëkëmbjes është të ndryshosh pragun e TVSH, atëherë nuk është një plan rimëkëmbje.

Shkodra tha se buxheti nuk është një buxhet për biznesin prodhues nëse nuk parashikon si do rimëkëmbet ekonomia sipërmarrëse prodhuese.

Ngjarja paraprake

Këto janë shenjat më të zgjuara të horoskopit

Ngjarja e ardhëshme

Shuhet ëndrra e Ancelotti-t, menaxheri zbulon të ardhmen e yllit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian