Buta së shpejti sjell këngën “Rich”

Reperi i njohur, Buta është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.

Kështu ka paralajmëruar reperi në një postim të fundit në llogarinë e tij të Instagramit, ku numëron mbi 300 mijë ndjekës.

Përmes disa imazheve ku shihet në veshje të ndryshme, Buta zbuloi për fansat se kënga mban titullin “Rich”, ndërsa tha se do të publikohet shumë shpejt.

“Buta – Rich, shumë shpejt”, ka shkruar reperi nga Ferizaj në mbishkrimin e fotografive.

Kujtojmë që projekti i tij i fundit është “Telebingo” i lansuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe deri tani numëron mbi dy milionë klikime në YouTube.

Ndryshe, Buta kohë më parë i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me partneren e tij prej shumë vitesh. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Guardiola: Askush nuk e pengoi luftën në ish-Jugosllavi

Story i radhës

“Babi, të lutem mos vdis”, video e tmerrshme tregon një familje ukrainase të vrarë nga trupat ruse

Të fundit nga