Sergio Busquets raportohet se është duke e kaluar sezonin e fundit me Barcelonën.
Sipas “Mundo Deportivo”, mesfushori spanjoll ka vendosur përfundimisht të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.
Busquets do të largohet si lojtar i lirë nga “Camp Nou” pasi në verën skadon edhe kontrata e tij.
34-vjeçari, i cili së fundmi u pensionua nga Kombëtarja e Spanjës, duket se po planifikon një jetë të re.
Kapiteni i katalunasve pritet t’i bashkohet klubit nga MLS, Inter Miami.
Sergio Busquets tash e një kohë të gjatë vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë te Barcelona.
Ai me ekipin e parë kishte debutuar në vitin 2008.