BUSHI: MPB ngre procedurë ndaj banorit të Manastirit i cili ofendoi shqiptarët në baza etnike (VIDEO)

Gjuha e urrejtjes në baza etnike nuk ka vend në shoqërinë tonë. Një veprim i tillë është i dënueshëm sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu është shprehur zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi duke komentuar ngjarjen e pahijshme që ndodhi dje në Manastir ku një qytetar maqedonas bashkëqytetarëve të tij shqiptarë me zë dhe duke e ditur se po filmohet thotë: “Këtu asnjë shqiptarë nuk do të mbesë”, informon GAZETA.MK

Bushi në faqen e tij zyrtare në facebook gjithashtu ka informuar se tashmë Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka informuar Prokurorinë Publike me qëllim hapjen e procedurave zyrtare ndaj personit me iniciale N.N i cili dje në mënyrë publike, kërcënoi në baza etnike qytetarin Albin Sherifov, nënën e tij Syndyz Sherifova dhe motrën Albina Sherifova të cilët gjatë kësaj ngjarjeje të pahijshme kanë qenë në orar të punës, në tezgën e tyre në Pazarin e Ri të Manastirit.

Zëvendësministri i Brendshëm Bushi gjithashtu ka thënë se Ministria e Brendshme do të dënojë çdo veprim të tillë dhe me këtë rast ka rikujtuar qytetarët se gjuha e urrejtjes, nxitja e saj në baza etnike, gjinore apo fetare ose për arsye të tjera diskriminuese nuk do të tolerohet ndaj askujt.

Ky është postimi i plotë i Bushit në facebook:

Ngjarja paraprake

Parashikimi i motit për dy ditët e para të vitit 2021

Ngjarja e ardhëshme

“Ozil nuk është djalë i mirë”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian