Bushi: MPB e angazhuar për zgjedhje të drejta dhe demokratike

January 31, 2024
1 minut lexim

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot bashkë me ministrin Toshkovski dhe ministrin plotësues Bojmacaliev kanë realizuar një takim pune me delegacionin e lartë të ODIHR të udhëhequr nga  Keara Kastaldo, këshilltare e lartë për procese zgjedhore në Zyrën e OSBE-së.

Bashkë me kolegët ministra zhvilluam takim pune me një delegacion të lartë të ODIHR-së të kryesuar nga z. Keara Castaldo, këshilltare e lartë për proceset zgjedhore në zyrën e OSBE-së.

Gjatë këtij takimi shpreha falënderim për bashkëpunimin dhe përpjekjet që ODIHR sistematikisht bën me qëllim të realizimit sa më transparent të çdo procesi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e angazhuar tërësisht që të mundësoj zgjedhje të drejta, demokratike dhe të sigurta kurse monitorimi nga ODIHR-së do të jep një ndikim të rëndësishëm në promovimin dhe ruajtjen e standardeve demokratike gjatë procesit zgjedhor.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bëri veprime të turpshme ndaj një 56-vjeçareje, arrestohet 64-vjeçari në Himarë

Story i radhës

“A po më jepni pak frymë?!”- Julian Deda rrëfen vështirësitë për të mbajtur në jetë babain: Nuk e shpëtova dot!

Të fundit nga

ShkoLartë