Bush, Clinton dhe Obama do të marrin pjesë në inaugurimin e Joe Biden

Ish-presidentët amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Sipas CNN, ata do t’iu bashkohen ish-presidentit George W.Bush, i cili gjithashtu planfikon të jetë në Washington për transferimin zyrtar të pushtetit, transmeton Gazeta Sinjali.

Vendimet e raportuara të premten, erdhën në të njëjtën kohë kur
presidenti në largim, Donald Trump, njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në
ceremoninë më 20 janar.

Për të gjithë ata që kanë
pyetur, unë nuk do të marrë pjesë në Inaugurim më 20 janar”
, shkroi Trump
në Twitter.

Zëvendëspresidenti Mike Pence, po planifikon të marrë pjesë në inaugurim, por po pret një ftesë, konfirmoi të enjten një burim pranë tij për CNN./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Lezhë, dëmtohet çatia e një pallati nga moti i keq

Ngjarja e ardhëshme

Luana Vjollca bën për “ujë të ftohtë” fansat me këto fjalë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian