burri qe vdiq ne avionin e goditur nga turbulencat e forta po shkonte ne udhetimin e jetes me gruan e tij 664dad7a5e49a

Burri që vdiq në avionin e goditur nga turbulencat e forta po shkonte në “udhëtimin e jetës” me gruan e tij

May 22, 2024
1 minut lexim

73-vjeçari britanik i cili vdiq në fluturimin nga Londra në Singapor për shkak të turbulencave të forta, ishte duke shkuar në një udhëtim me gruan e tij, e cila aktualisht është në spital.

Geoffrey Kitchen besohet të ketë pësuar një atak në zemër kur fluturimi i Singapore Airlines ra 7000 metra në vetëm gjashtë minuta pasi u godit nga turbulenca të forta, shkruan Metro.

Kitchen, nga Thornbury, Gloucestershire u shpall i vdekur në vendngjarje pasi avioni bëri një ulje emergjente në Tajlandë. Gruaja e tij Linda mbetet në spital edhe pse gjendja e saj nuk dihet.

Gjithsej 71 pasagjerë u shtruan në spital, me shtatë të tjerë në gjendje kritike.

Çifti kishte kaluar fundjavën me nipërit e mbesat e tyre përpara se të niseshin për “udhëtimin e jetës” të tyre gjashtë javor në Azinë Juglindore, Indonezi dhe Australi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kura bimore dhe natyrale kunder problemeve te mesit 664dad04a6ce5
Story i mëparshëm

Kura Bimore dhe Natyrale Kundër Problemeve të Mesit

hyseni raporte me ndryshe kurti osmani nuk e kemi ne diskutim rikthimin e osmanit ne ldk 664daee2882f6
Story i radhës

Hyseni: Raporte më ndryshe Kurti-Osmani, nuk e kemi në diskutim rikthimin e Osmanit në LDK

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
ShkoLartë