Burrë e grua nisen nga Norvegjia, me të arritur në Podujevë iu thye vetura dhe iu vjedhën sende me vlerë

Burrë e grua u nisën nga Norvegjia për të kaluar disa ditë pushimi në Kosovë. Por enda pa arritur në shtëpi pas një rrugëtimi të gjatë, ata u përballën me një rast që më së paku e pritën.

Pasi arritën në Podujevë, çifti u ndal për të blerë pije freskuese në një market.

Hajnat shfrytëzuan pak minuta të ndaljes së tyre për të thyer xhamin e makinës në një pompë të derivateve.

Image

 

Dy telefona, çanta e pasagjeres dhe dokumente personale janë vjedhur nga hajnat në pak sekonda veprimi. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 20-00 afër Mega Marketit në Podujevë.

Audi A4 ngjyrë bronzi ka qenë vetura në të cilën ndodheshin hajnat, ndërsa vetura e mërgimtarëve ishte Mercedes E Class, me tabela të Norvegjisë. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky bisedon me kryeminsitrin izraelit për paqen e mundshme në Ukrainë

Story i radhës

Borrell: Mos t’i japi arsye Putinit, mund ta zgjerojë aktivitetin e tij ushtarak

Të fundit nga