Burneta reagon ndaj përzgjedhjes së federatës 

Si çdo vit edhe këtë herë, Federata e Hendbollit të Kosovës, shpalli më të mirët për vitin 2020! Albina Rugova e Istogut u zgjodh hendbollistja më e mirë për vitin 2020, ndërsa Kastriot Jupa (Besa Famgas), hendbollisti më i mirë. Burneta Rama – (Vushtrria) – fundorja e majtë më e mirë, por e cila nuk është e kënaqur sepse pretendon se e ka merituar epitetin e lojtares më të mirë, sipas saj duke marr parasysh që me klub fituan Kupën e Kosovës dhe morën pjesë në garat evropiane. 

“Unë njihem si një hendbollsite më pak fjalë dhe shumë punë, mirëpo po dua kësaj radhe me reagu për mundin tim të madh që e kam jap për hendbollin e Kosovës. 

Ndjehem e indinjuar sepse më të vërtetë është e pa drejtë që sot në shpalljen e laureatëve më të mirë në hendboll për vitin 2020 që të vlerësohem vetëm si fundore e majtë më e mirë (po ashtu e merituar) duke e ditur të gjithë se çfarë sezone kam pas unë personalisht bashkë me ekipen e KHF Vushtrria. 

Më këtë shkrim të mëposhtëm është e sipërfaqur pakënaqësia ime ndaj përzgjedhjes së këtij viti dhe kësaj dukurie të kohëpaskohshme”, reagon Burneta.

Blerta Rama, ish hendbolliste, reagon për motrën Burnetë, duke e sulmuar keq klubin e Istogut!
“Reagim ndaj Federata e Hendbollit e Kosovës! 

Mund t’ja nisim me një pyetje: “Ne garë për ‘Topin e Artë’ ku në konkurrencë është L. Messi dhe Oliver Giroud kush do të fitonte?” 

Në Kosovë një lojtare si Burneta Rama (jo që është motra ime) ndër hendbollistet më të mira në hendbollin e Kosovës tani e 15 vite, gjithnjë veç me punë, pasion dhe përkushtim ndaj hendbollit i ka arritur titujt vendor dhe ndërkombëtar.

Në vitin 2020 kthehet pas dy operacioneve dhe fazës rehabilituese vitit paraprak, për të qenë si asnjëherë më parë, më e fuqishme në sportin e hendbollit. Si lojtare kyqe e udhëheqi me sukses, gati e vetme, të gjithë ekipin hendbollistik Vushtrria duke i mposhtur vet ekipet tjera, duke e sjellë Kupën e Kosovës për ekipin e Vushtrrisë si për titullin e Kosovës ishin në konkurrencë me Ferizajn.

E gjithë kjo menjëherë pas fazës postoperative, ku fatkeqësisht si pasoj të ngarkesës se jashtëzakonshme për ti mbuluar gjitha këto, solli një lëndim tjetër në fundvit.

Shtrohet pyetja se si Federata e Hendbollit e Kosovës i vlerëson dhe i shpërblen lojtaren e këtij kalibri me këtë vullnet dhe përkushtim?  Vetëm si lojtare më e mirë fundore (beg).

Ndërkohe lojtarja e viti 2020 vjen nga një ekip tretësor, pa Titull, pa Kupë, vetëm me pjesëmarrje në Europën Cup me sukses të njëjtë sikur se ekipit të Ferizajt. 

Zgjedhet lojtarja larg nivelit konkurrues (asgjë personale këtu) që vije nga ekipi Istogu për arsyeje të fuqisë dhe ndikimit këtij të fundit në Federatën e hendbollit të Kosovës.

Për paradoks nuk zgjedhet lojtarja më meritore dhe pakontestim superlative, gjë të cilën shumë mirë e dijnë të gjithë, gjë e cila s’ka nevojë as debat as diskutim, sepse…nuk vije nga klubi i cili ka më shumë ndikim…dhe kjo është e dhimbshme.

Kështu pra federata e vlerëson sportin dhe sportistet që punojnë hakikat. Kështu i “motivojnë” duke mos i përkrah kur kanë nevojë për mbështetje maksimale. Edhe pse çuditërisht, si me qenë e pritur kjo, sepse kjo është përsëritur herave tjera, por edhe është heshtur. Qysh thojnë fjalët e popullit: “s’po dishin këta kur o boll” dhe pernime koka ashtu.

Burneta Rama është zgjedh si lojtarja më e mirë edhe herave tjera padiskutim, dhe gjithmonë se ka qenë plotësisht meritore dhe asnjëherë për arsyeje të tjera. Kështu ishte edhe 2020, e pandalshme edhe pas lëndimeve rikthehet fuqishëm për ketë sport, për të kontribuar me profesionalizëm. 

Dhe po të jetë edhe 100 herë më e mira, 100 herë i takon titulli më e mira. Nuk jepet ky titull për favor, shoqëri, hire e ndoshta arsyeje tjera. Kur je më i miri, të takon titulli edhe kaq. 

Kështu është në botën e jashtme dhe jo më kot nuk e shtrova atë pyetjen në fillim Messi vs Giroud. Në Kosovë Topin e Artë kish me fitu Giroud, se hajt se nuk e ka marr asnjëherë ose hajt se e kem mirë me kryetarin. 
Ndërkohë, derisa na nuk bëhemi si bota kur më i miri e merr atë çka i takon, qoftë Messi ose Ronaldo, s’kemi me shku kërkund.

Megjithatë hendbollistja e nivelit si Burneta Rama, asnjëherë nuk dorëzohet, as nuk mundeni me ja humb vullnetin, sepse këtë e udhëheq diçka më e madhe për ketë sport, e që është dashnia për të dhe për ta zhvilluar, rrjedhimisht do jetë veç se një shembull për gjeneratat tjera.

Por, do vije dita ku meritoracia dhe profesionalizmi më në fund do ta qojnë hendbollin por edhe gjithçka tjetër përpara…shpresojmë.

Deri atëherë, vazhdojmë më përkushtim. Burneta Rama KHF Vushtrria”, reagon Blerta Rama, ish hednbolliste.

Cili ishte kriteri i zgjedhjes së Albina Rugovës si hendbollistja më e mirë e vitit? 

Sipas një burimit brenda Komisionit për zgjedhjen e më të mirës, që flet në kushte anonime thotë: “Përzgjedhja e më të mirës u bë sipas kritereve, rezultateve ndërkombëtare. Istogu ka tri fitore në rrafshin ndërkombëtar dhe është kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës së Evropës, me pak fat do të ishte edhe në 16 ekipet më të mira. Istogu ka tri fitore e një humbje, është kampione vjeshtore pa asnjë humbje.

Vushtrria nuk ka asnjë fitore në arenën ndërkombëtare dhe janë mposhtur dy herë për Kupë të Evropës nga Istogu, këto janë kritere që i dijnë të gjitha klubet. Vushtrria është fituese e Kupës, por rezultatet në arenën ndërkombëtare janë përparësi para të gjithëve. Kriteret janë të qarta”.  
Burneta thotë se ky reagim nuk ka të bëjë fare me Komisionin. 

“Pikë së pari ky reagim nga komisioni nuk ka të bëjë fare me indinjatën time se pse unë jam duke reagu për përzgjedhje  lojtarja më e mirë e cila vlerësohet, të bazohet në bazë përformancës dhe kualitetit të lojtares dhe jo vetëm me pjesëmarrje në lojëra ndërkombëtare, domethënë është reagim individual dhe jo për ekip më të mirë.

E dyta as kjo nuk qëndron fare përderisa ekipi Istogut ka mbërri në arenën ndërkombëtare aq sa edhe Ferizaj kurrgjë më shumë, kjo “përpak sa nuk bëri histori” është hipotetike përderisa s’ka ndodh dhe nuk paraqet kurrfarë kriter vlerësuar as për ekip e lere më lojtare më të mirë ku e kam fokusin unë.

Dhe e treta Kupa e Kosovës ka shumëfish më shumë me peshë se sa kampion vjeshtor.  Unë personalisht nuk kam asgjë kundër asaj. Por nuk ka mundësi më e hedh kaq poshtë mundin e një lojtareje e cila me këto performanca dhe cilësi kryekëput individuale arrin ato suksese gjate vitit”, thotë Burneta.

Ngjarja paraprake

Sikur 'mace', modelja zbulon kofshën

Ngjarja e ardhëshme

Mungojnë hollësitë mbi angazhimin amerikan ndaj nismës së vaksinave, COVAX

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian