Burimin e vetëm të gazit e kemi nga Rusia! Kemi nevojë për diversifikim

Viti 2021 ka përfunduar me 520 milionë euro investime, që është dukshëm më shumë se në vitin 2020 kur kishim afërsisht 640 milionë euro. Kjo do të thotë se biznesmenët këtu i shohin mundësitë, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

Sipas tij ajo që i nevojitet rajonit, veçanërisht në kohë krize, është prosperiteti ekonomik me zinxhirë vlerash të zhvilluara fuqishëm e të integruar në Bashkimin Evropian.
Meqë vendi ynë është nga vendet e pakta në Botë që 100% burimin e vetëm të gazit marrim nga Rusia, Bytyqi thotë se tashmë janë nënshkruar dy nga katër marrëveshjet për bashkim të vendit në projektin Alexandropoulos, të cilat do të diversifikojnë energjinë, gjegjësisht vendi të mos jetë i varur vetëm nga energjia Ruse.

“Në momente kur afër nesh në kontinentin e Evropës jemi dëshmitar të veprimeve të luftës, ky mision tregtar është i rëndësishëm sepse me mbështetjen e partnerëve strategjik, në këtë rajon mbajmë takim i cili sjell bashkëpunim dhe zhvillim. Ne jemi ndër vendet e pakta në botë që është 100 për qind që burimin e vetëm të gazit e kemi nga Rusia, fatkeqësisht, kyçja jonë, sigurimi i gazit për 15 vitet e ardhshme nga Aleksandropulos është përgjigja drejt burimit të njëanshëm, të energjensit për vendin tonë, jo për qeverinë, por për nevojat e qytetarëve dhe kompanive”, tha Bytyqi.

Sipas ambasadores së SHBA-së në vend, Kate Mary Burns, rajoni ka mundësi për bashkëpunim nga të cilat do të përfitojnë qytetarët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Covid “përcakton” kombëtaren/ Enea Mihaj dhe Nedim Bajrami nuk shkojnë në Barcelonë

Story i radhës

Bytyqi: Burimin e vetëm të gazit e kemi nga Rusia! Kemi nevojë për diversifikim

Të fundit nga