Opinionisti Genc Burimi ka thënë se dyshimet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u përfshi në një skandal me një ish-zyrtar të FBI-së, për heqjen e sanksioneve ndaj një oligarku rus, janë një skandal shumë i madh politiko-juridik.
Ai tha se për këtë çështje, do të duhej të ndërhynte drejtësia shqiptare dhe se Rama do të duhej të merrej në pyetje si dëshmitar.
“Në këtë kontekst ku gjakrat po nxehen, ku Sali Berisha kërcënoi sot edhe me revulucion, për mendimin tim, duhej që edhe drejtësia të kishe ndërhyrë me kohë, edhe ajo duhej të hapte një hetim, si kolegët e saj në SHBA.
Të merrte të paktën Edi Ramën në pyetje, si dëshmitar, sepse emri i tij figuron në raportet amerikane, dhe t’ia lësh drejtësisë që ta bëj punën e saj. Në Shqipëri drejtësia nuk funksionon, demokracia është dobësuar për shkak të mosbesimit të opinionit tek drejtësia e saj”, tha Burimi.