burim piraj ne dhjetor e janar kemi pasur me se shumti kerkesa per punesim 659f0d30a3e9d

Burim Piraj: Në dhjetor e janar kemi pasur më së shumti kërkesa për punësim

January 10, 2024
1 minut lexim

“Kompania Meka, s’ka pasur kurrë më shumë kërkesa për punësim se në muajin dhjetor dhe tani në muajin janar”, deklaroi kështu pronari i kësaj kompanie, Burim Piraj.

Duke diskutuar rreth çështjes se a rrezikon Kosova të mbetet pa fuqi punëtore, Piraj njoftoi se që nga heqja e vizave më 1 janar, në kompaninë e tij ka ndodhur vetëm një rast ku një person ka shprehur dëshirë të largohet nga puna.

“Që nga fillimi i vitit, ne e kemi pasur vetëm një rast të vetëm që ka dashur të largohet nga puna. Ne si kompani, s’kemi pasur kurrë më shumë kërkesa për punësim si në muajin dhjetor dhe në këtë muaj. Në dhjetor tek ne filloi kërkesa e madhe për punësim, e tani po vazhdon edhe në janar, mirëpo ne s’kemi nevojë për punësim, sepse i kemi punëtorët ekzistues”, deklaroi Piraj.

Po ashtu, Piraj vlerësoi që s’ka tretman të mirë të punëtorëve në Kosovë.

“S’ka tretman të mirë të punëtorëve në Kosovë. Unë përherë kam bërë thirrje për ata punëtorë që s’kanë tretman të mirë, të cilët s’kanë paga të mira, të mos punojnë fare. Lirisht le ta lëshojnë punën, sepse më mirë është të mos punosh, se të punosh në një vend ku nënçmohesh”, shtoi tutje Piraj.

Megjithatë, Piraj tha se pa marrë parasysh opinioneve të shumta se do të shpërngulet fuqia punëtore, përsëri s’dihet se çka do të ndodhë.

MARKETING

RENT A CAR

bia mohon se sandulloviqi eshte torturuar 659f09ada0a3d
Story i mëparshëm

BIA mohon se Sandulloviqi është torturuar

deshmia e te mitures se abuzuar seksualisht 29 vjecari i jepte kontraceptive qe te mos mbetej shtatzene 659f10b44dca3
Story i radhës

Dëshmia e të miturës së abuzuar seksualisht: 29-vjeçari i jepte kontraceptivë që të mos mbetej shtatzënë

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë