burg me kamera ne cdo cep per te monitoruar familjaret pamje nga shtepia e jetnor zhabolit 65b3aa0b81bc0

“Burg” me kamera në çdo cep për të monitoruar familjaret, pamje nga shtëpia e Jetnor Zhabolit

January 26, 2024
1 minut lexim

Klan News ka siguruar pamjet nga shtëpia e 35 vjeçarit Jetnor Zhaboli. Që në derë të banesës (në Selitë të Vjetër në Tiranë) duken kamerat që ai kishte vënë për të parë çdo lëvizje të bashkëshortes, nënës dhe vajzës së tij të mitur, të cilat i mbante prej vitesh të mbyllura brenda.

Përpos tualetit, edhe poshtë dritares është pikasur një kamerë monitoruese.

Ashtu siç u raportua më herët, i riu abuzonte prej kohësh me gruan e tij prej xhelozisë së tepërt. Kjo e fundit mësohet se ka tentuar vetëvrasjen disa herë dhe si gjurmë ka lënë letrat e lamtumirës, të cilat policia i ka gjetur në banesë. Në polici nuk ka pasur një denoncim nga gruaja dhe nëna e tij, por policia është mësuar me rastin pas informacioneve në rrugë operative dhe ka ndërhyrë.

Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Zhaboli të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.
Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Ka qenë e ëma, H.Zhaboli, e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të tre. Bashkëshortja e Zhabolit për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike.

MARKETING

RENT A CAR

jovan mitrevski kryetar i ri i kuvendit 65b3a8a48c846
Story i mëparshëm

Jovan Mitrevski kryetar i ri i Kuvendit

do kete surpriza te frikshmen albi nako zbulon emrat e tre finalisteve te big brother vip 3 65b3ad55e9e50
Story i radhës

“Do ketë surpriza të frikshme”n- Albi Nako zbulon emrat e tre finalistëve të “Big Brother VIP 3”

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë