Bunjaku pas fitores së Kosovës: Fusha me bari artificial kishte vështirësitë e saj

Kombëtarja U21 e Kosovës e ka filluar mbarë muajin qershor. Në ndeshjen e parë të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023, Kosova e ka mposhtur Andorrën me rezultat 0:3.

Dardanët U21 patën paraqitje të mirë qysh në pjesën e parë, duke kontrolluar lojën në vazhdimësi, ndërsa në minutën e 11-të me depërtim nga ana e majtë, shkaktohet penallti për Kosovën me ç’ rast me saktësi shënon Valmir Veliu.

Dardanët e rinj të drejtuar nga drejtori teknik Albert Bunjaki u kujdesen që të mos e ndryshojnë objektivin e ritmin e lojës as në pjesën e dytë.

Në minutën e 52-të, ata e thelluan epërsinë me golin e Ilir Krasniqit, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Kreshnik Krasniqi shënoi për 0:3. Andorra menjëherë reagoi me zëvendësime por nuk arriti të ndryshoi rezultatin e Kosovës. Drejtori teknik Albert Bunjaki, u shpreh i lumtur që Kosova për tre ndeshje me radhë nuk ka pranuar asnjë gol.

“Andorra është ekip i papërshtatshëm, fusha me bari artificial kishte vështirësitë e saj, temperaturat e larta e bënin të vetën, pastaj Andorra është një ekip që u ka shkaktuar problem ekipeve të mëdha sikurse Anglisë por dhe kombëtareve të tjera , por ne ia dolëm ta mbajmë lojën nën kontroll.

Nga 11 lojtarë sa ishin në fushë, 8 prej tyre kanë të drejtë të luajnë në kualifikimet e radhës, që do të thotë se i kemi dhënë hapësirë lojtarëve të rinj të cilët janë komponuar mjaft mirë me pjesën tjetër, thjesht kemi bërë lojë kolektive”, ka theksuar Bunjaki.

Të motivuar me këtë fitore, Dardanët e rinj me datën 10 qershor, e presin kombëtaren e Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova U21 pas tetë ndeshjeve renditet në pozitën e tretë me 11 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi: BDI kafshatë që nuk kapërdihet

Story i radhës

Linda Halimi tregon linjat e tonifikuara të trupit në bikini të kuqe

Të fundit nga