Bunjaki: Jam në pritje të një oferte nga FFK-ja

Ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki është rrëfyer në lidhje me pikëpamjet e tij për “Dardanët”, situatën aktuale te Përfaqësuesja, Superligën e Kosovës, formën e lartë të Mirlind Dakut dhe të ardhmen e tij.

“Dardanët” pas pranimit në UEFA dhe FIFA debutuan në eliminatoret e Kupës së Botës 2018 nën drejtimin e Bunjakit.

Pas largimit të tij nga detyra, erdhi zvicerani Bernard Challandes, i cili e nisi mbarë aventurën me Kosovën, duke e fituar Ligën D të Kombeve, dhe duke e dërguar skuadrën pranë Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Megjithatë, tani gjërat nuk duken të jenë në binarë, pasi “Dardanët” nuk kanë fituar që një vit si dhe e humbën mundësinë e kualifikimit në “Euro 2020” pas humbjes nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalen e “play-offit” këtë muaj.

Bunjaki ka thënë se do t’i rikthehet futbollit, derisa zbulon se është duke pritur ndonjë ofertë nga FFK-ja.

“Për momentin jam në pritje të një oferte nga FFK-ja për bashkëpunim, por e gjithë kjo është në dorën e tyre. Kam shpreh interesim për bashkëpunim. Si gjithmonë jam i gatshëm të kontribuoj në vendin tim dhe jam shumë i motivuar për një projekt të ri”, deklaroi, Albert Bunjaki.

Ngjarja paraprake

Adelina po vezullon, nxjerr këmbën nga fustani elegant

Ngjarja e ardhëshme

Nëna braktis foshnjën e infektuar me COVID-19/ E çon në spital dhe prezantohet si tezja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian