bulliqi pergezoi stafin policor ne podujeve per punen dhe bashkepunimin gjate vitit 2024 678a65753f4d2

Bulliqi përgëzoi stafin policor në Podujevë për punën dhe bashkëpunimin gjatë vitit 2024

January 17, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi ka përgëzuar stafin policor të Stacionit në Podujevë për punën dhe agnazhimin në ofrimin e sigurisë për qytetarët e Podujevës dhe për bashkëpunimin e ngushtë që kanë pasur gjatë vitit 2024.

Në një ceremoni që është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal e ku është prezantuar raporti vjetor i Policisë në Podujevë për vitin 2024, Bulliqi falënderoi stafin policor për kryerjen e punëve me përgjegjësi të lartë.

Më gëzon fakti se që nga marrja e detyrës së Komandatit të Stacionin Policor (Bashkim Bajrami) kemi pas një bashkëpunim të ngushtë. Keni pas edhe punë shtesë nga Komuna e të cilat i keni kryer me përkushtim, për çka ju falënderoj. Ne jemi prej komunave kufitare që kemi vijë kufitare më të gjatën, por nuk kemi pas ndonjë incident të madh dhe kjo falë punës dhe angazhimit të zyrtarëve policorë”, tha kryetari Bulliqi.

Ndërsa, Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bashkim Bajrami, ka folur për arritjen e objektivave dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë vitit 2024. Ai tha se gjatë vitit 2024 falë angazhimit të zyrtarë policorë kanë arritur përparime të dukshme.

Komandanti Bajrami ka falënderuar kryetarin e Komunës për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur përgjatë gjithë kohës.

Në këtë ceremoni të parnishëm kanë qenë edhe zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, të cilët e kanë përgëzuar stafin policor në Podujevë për punët që kanë bërë gjatë vitit 2024.

Për bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional, Stacioni Policor në Podujevë ka ndarë mirënjohje për Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe për institucione tjera lokale dhe KFOR-in.

Për arritje profesionale Stacioni Policor në Podujevë ndau mirënjohje edhe për stafin e vet policor dhe administrativ.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

presideti biden lehteson masen e denimit per afro 2500 persona 678a6501683ba
Story i mëparshëm

Presideti Biden lehtëson masën e dënimit për afro 2500 persona

megan barton hanson shfaqet me te dashurin e saj te ri pas largimit nga love island all stars 678a66a232da8
Story i radhës

Megan Barton Hanson shfaqet me të dashurin e saj të ri pas largimit nga Love Island All Stars

Të fundit nga

ShkoLartë