Bulliqi pas vdekjes së Smakës: Kam mësuar shumë prej tij

Pas vdekjes së njohësit të çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se ka mësuar shumë prej tij gjatë kohës së demarkimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Në një postim në “Facebook”, Bulliqi theksoi se Smaka ishte një burrë i urtë, intelektual i shquar e profesionist i vërtetë.

“Paska ndërruar jetë profesori Riza Smaka, si burrë i urtë, intelektual i shquar e profesionist i vërtetë, këto ishin atributet e profesorit Riza Smaka. Gjatë kohës së demarkacionit kemi qenë bashkë në Komisionin Shtetëror të Kosovës në demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kam mësuar shumë prej tij e ka qenë shumë bashkëpunues.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, kolegëve e gjithë shoqërisë!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ngjarja paraprake

Pochettino do të zyrtarizohet si trajneri i ri i PSG

Ngjarja e ardhëshme

Probleme për Napolin, Osimhen rezulton pozitiv ndaj COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian