​Bulliqi e Damka inspektojnë punimet e urave në disa fshatra të Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, ku diskutuan për projekte të rëndësishme ekonomike mes dy institucioneve.

Bulliqi gjatë takimit theks të veçantë i kushtoi projektit të stacionit të autobusëve, i cili është bashkëfinancim mes komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Projekti i stacionit të autobusëve ka koston e mbi 1 milion euro, dhe pritet të fillojë shumë shpejtë, ndërsa projekti është paraparë të përfundojë gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Gjatë takimit u diskutua për dy shtigjet e ecjes – shtegun te pishat e Shakovicës dhe shtegun e pishave të Kërpimehut.

Pas takimit, kryetari Bulliqi dhe ministri Damka dolën në terren për të inspektuar punimet e urave që janë duke u ndërtuar në fshatrat Sfeçël, Gllamnik dhe Bajqinë, projekt ky i përbashkët i komunës me MZHR.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Brazili e ka rastin që të demolojë Serbinë

Story i radhës

Goleadat e Anglisë dhe Spanjës nuk mjaftojnë

Të fundit nga