Bulevardi “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit me zgjidhje të përhershme, do të bëhet me 6 korsi

Kreyetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot paralajmëruan fillimin e procedurës për furnizime publike për rikonstruimin dhe ndërtimin e Bulevardit “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit.
Projekti parashikon një zgjidhje moderne për arterien kryesore të Komunës së Çairit me 6 korsi, nga 3 në secilin drejtim, trotuare, shtigje biçikletash, gjelbërim në mes dhe ndriçim të ri përgjatë gjithë trasesë prej 1100 metrash.
Në këtë bulevard është planifikuar të kalojë edhe traseja e dytë e sistemit të autobusëve të shpejtë që do të qarkullojë nga Buteli përmes Çairit deri në Kisella Vodë.
Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit.

Ngjarja paraprake

Lojtarja malazeze vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës 

Ngjarja e ardhëshme

Vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit Mirusha në Malishevë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian