Bujar Osmani nesër vizitë zyrtare në Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Turqi, ku do të realizojë takim me kolegun e tij turk, Mevlut Çaushogllu dhe me kryetarin e Kuvendit të madh nacional turk, Mustafa Shentop, kumtoi MPJ.

“Në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi multilateral në suaza të NATO-s dhe OSBE-së, sfidat rajonale, si dhe pasojat e invazionit rus të Ukrainës”, informojnë nga MPJ.
Gjatë vizitës së tij në Turqi, Osmani do të takohet edhe me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Hikmet Çetin, të cilit do t’i ndajë mirënjohje me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritja e çmimeve, Kovaçevski: Masat po ridizajnohen

Story i radhës

Grubi pret në takim ambasadorin e ri të Kosovës, Florian Qehaja

Të fundit nga