Bujar Osmani: BDI në Bërvenicë garon me Arkin Jahiji, i takon opozitës të na përkrahë

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani sot gjatë konferencës për shtyp të mbajtur për shpalosjen e përbetimit të tretë – Dera e hapur për qytetarët, gjatë pyetjeve për gazetarët foli edhe mbi kandidaturën e Arkin Jahiji në komunën e Bërvenicës.

Osmani hodhi poshtë të gjitha zërat kinse BDI ka tërhequr kandidaturën në këtë komunë, duke theksuar se BDI do jetë fituese në këtë komunë dhe se është opozita ajo që duhet të tërhiqet sepse gjatë gjithë këtyre mandateve kjo komunë është drejtuar nga kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Edhe këtë mandat kjo komunë drejtohet nga kuadër i BDI-së por edhe më parë njejtë, i takon opozitës të përkrahë kandidatin e BDI-së sepse BDI ka qenë fituese dhe do të jetë fituese edhe në mandatin e rradhës derisa nuk kemi tërhequr kandidaturën në këtë komunë, ka theksuar mes tjerave Bujar Osmani gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme.

Ngjarja paraprake

Bexheti: Nuk duhet të keqpërdoret tragjedia, komunat nuk kanë të bëjnë me këtë punë!

Ngjarja e ardhëshme

Бујар Османи: ДУИ не отстапува од Брвеница, се натпреварува со Аркин Јахији

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian