Buçkovski: Opozita mbështeti hapat në negociatat me Bullgarinë

Kryeministri Kovaçevski është dashur ta pranojë ofertën për takim nga lideri i opozitës OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, ka thënë në paraqitjen e tij të ftuar sonte në emisionin “360 Gradë” në “Alsat”, profesori dhe ish-kryeministri Vlado Buçkovski.

Siç thotë ai, pas një takimi të tillë, pala jonë duhet të kishte nisur procedurën për ndryshime kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

“Për habinë time të mirë, opozita i dha shtytje Qeverisë, të jetë më e vendosur, më e guximshme…Mendoj se ka munguar takimi mes kryeministrit dhe liderit të opozitës pas gatishmërisë së Mickoskit për të qenë bashkëpunues dhe të definojë çfarë do të thotë për të reciprociteti”, tha Buçkovski.

Buçkovski tha se ka një përpjekje diplomatike në Bullgari, por u duhen hapa shtesë nga ana jonë.

“Ne nuk jemi naivë, e dimë që ka një nismë franceze. Është konfirmuar edhe nga kabineti i Pendarovskit… ka një përpjekje serioze diplomatike. Nuk është rastësi që është caktuar vizita e kancelarit gjerman. Por le të shohim … mendoj se nuk po i japim forcë shtesë Petkovit dhe qeverisë së tij për të arritur një kompromis”, tha Buçkovski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nadal shpreh keqardhje për Zverevin

Story i radhës

MJP: Djegia e qendrës “Ivan Mihajllov”, sulm ndaj të ardhmes së përbashkët evropiane

Të fundit nga