​BSH: Veprimtaria e sektorit bankar u rrit me 6%

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë vitit 2022, veprimtaria e sektorit bankar shënoi një rritje të kujdesshme në të gjithë treguesit, me mbi 6% rritje të totalit të aktivit dhe nivele të ngjashme rritjeje për zërat kryesorë.

Sipas BSH-së, kjo rritje është mbështetur masivisht nga fondet e depozituesve individë, të cilët preferuan valutën si instrumentin parësor të kursimeve të tyre.

Ndërsa oferta e bollshme e valutës u pasqyrua në mënyrën e financimit të portofolit të kredisë, si dhe në rritjen e investimeve në tituj në valutë.

Niveli i kapitalizimit të sistemit bankar vijoi të rritet edhe këtë vit, nga 18.53% në 19.26%, duke reflektuar edhe rritjen e kërkesave rregullatore për rezervat makroprudenciale dhe rezervat për ndërhyrje të jashtëzakonshme (MREL). Të dy këto elemente kanë rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë e sistemit bankar.

Pritshmëtë e Bankës Qendrore, për periduhën afatmesme janë për përmirësim të kushteve financiare dhe lehtësim të standardeve të huadhënies si një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatmesëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nisin talljet me udhëheqësin çeçen Ramzan Kadyrov, pas publikimit të një ‘videoje propaganduese’ për të

Story i radhës

Konferencë përfundimtare e Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Të fundit nga