Bruksel, punonjësit e transportit publik në grevë

Në Bruksel ka filluar greva njëditore e punonjësve të transportit publik, raporton Anadolu Agency (AA).

Greva ka ndikuar negativisht ndaj qytetarëve që shfrytëzojnë transportin publik për detyra dhe punë të përditshme.

Shumë linja të metrosë, autobusit dhe tramvajit nuk funksiononin në qytet. Qytetarët që ende përdorën këto linja që janë në funksion, u ankuan për mosrespektimin e masave të vendosura për shkak të përhapjes së koronavirusit. Konkretisht, qytetarët nuk u përmbaheshin masave të distancës sociale në transportin publik.

Shumë persona për të shkuar në punë vendosën të marrin veturat private, gjë që e bëri qytetin të mbushur me njerëz.

Sindikatat po kërkojnë rritje të pensioneve dhe përfitime shëndetësore. Ata kërkojnë që pensionet të rriten në të paktën 1.500 euro në muaj.



. .

Ngjarja paraprake

Erdoğan: Duhet t'i jepet fund krizës që ka filluar në rajon me okupimin e Malësisë së Karabakut

Ngjarja e ardhëshme

Një pjesë e komunës së Sarajit nesër pa ujë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian