Bruksel, furrtari turk vazhdon traditën osmane “bukë në shportë”

Dursun Aydemir/Ömer Tuğrul Çam

Në një furrë të menaxhuar nga një qytetar turk në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel vazhdon tradita “Bukë në shportë” e cila vazhdon në ditët e sotme që nga periudha osmane.

Pronari i furrës në rajonin Evere, Seçkin Dikmen, e praktikon traditën “bukë në shportë” prej 3 vitesh edhe me ndihmën e bamirësve.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Dikmen tha se dëshirojnë që nga tradita “bukë në shportë” të përfitojnë të gjithë pa dallim të pasur, të varfër apo pa dallim të gjuhës dhe fesë.

“Shpërndajmë pitet e Ramazanit për të gjithë klientët tanë, edhe ato e pëlqejnë. Besoj se kemi prekur të paktën zemrën e njerëzve”, tha Dikmen duke rikujtuar se kjo është një traditë që vjen nga periudha osmane.

Furrtari turk Dikmen i cili gjatë muajit të Ramazanit shpërndan falas 300 bukë në ditë tha se “Njerëzit që shikojnë bukën në shportë u shkon ndërmend ideja për ‘të bërë mirësi dhe gjëra të bukura‘ dhe thonë që ‘të ndihmojmë edhe ne‘ ose bëhemi shkak për kontribute në gjëra të tjera të mira. Edhe kjo na pëlqen. Populli duhet të nxitet në këtë drejtim. Ne duhet ta mbajmë gjallë këtë trashëgimi që ka mbetur në ditët e sotme nga osmanët”.

Ndërkohë edhe Ramazan Vuran, një nga qytetarët që siguron kontribut për praktikën e bukës në shportë, tha se janë të lumtur që japin një ndihmë të tillë për personat të cilët nuk janë në gjendje të mirë ekonomike.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të mbështesin këtë praktikë.



. .

Ngjarja paraprake

Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Ellie Goulding pozon e gjitha e zhveshur

Ngjarja e ardhëshme

"Qëllimi ynë është rritja e mirëqenies së 84 milionë turqve"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian