Brooklyn Beckham tregon këshillën që i dha i ati gjatë dasmës

Brooklyn Beckham ka folur në një intervistë të re për Vogue për fjalimin që mbajti babai i tij gjatë dasmës. Djali më i madh i David dhe Victoria Beckham ka treguar këshillat që i dha i ati në dasmën e mbajtur pak javë më parë.

David mbajti një fjalim prekës gjatë dasmës dhe Brooklyn ka treguar më shumë rreth asaj që ai foli.

“Ai tha: ‘Gjëja më e rëndësishme është ta bëni njëri-tjetrin të lumtur. Dhe ta trajtosh zonjën tënde si ar”, -tha ai gjatë një interviste për British Vogue.

The Sun raportoi më parë se David e quajti nusen e re “të mrekullueshme” në fjalimin e tij. Një burim tha:

“Fjalimi i David vazhdoi për rreth pesë minuta dhe ai dukej se derdhi lot në një moment. Ai po fliste se kur lindi Brooklyn dhe se si donte ta mbronte. Ai tha se kishte fjetur në dyshemenë e spitalit, duke e mbajtur derën mbyllur, sepse nuk donte të linte askënd të hynte brenda. David u prek dhe iu desh të ndalonte dhe të merrte frymë për të rifituar qetësinë e tij, por ishte një fjalim shumë i ëmbël.”

Brooklyn u martua me aktoren Nicola Peltz në një ceremoni luksoze në pronën e familjes së saj në Miami në prill.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Ua mbylli dyert deputetëve, opozita kërkoi interpelancë për kryekuvendarin Xhaferi

Story i radhës

Macron dhe homologu turk Erdogan në telefonatë, diskutojnë për aplikimet e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Të fundit nga