broja rikthehet javen e pare te marsit 67b5c6c40a2cd

Broja rikthehet javën e parë të marsit

February 19, 2025
1 minut lexim

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi.

Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë e cila do të jetë me ekipin më të fortë të grupit që është Anglia, shorti ka rezervuar edhe një përballje tjetër pak ditë më vonë, ku Andorra do të udhëtojë për në Tiranë.

Gjithsesi, përpos forcës së Anglisë, asgjë nuk është e pamundur.

Nga ana tjetër, Silvinjo po bën llogaritë për lojtarët që do të grumbullojë për këto dy ndeshje. Këtu nisin edhe dilemat për Armando Brojën. Sulmuesi është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe koha e rikthimit është ulur.

Nëse më parë, prezenca e tij në Kombëtare mbetej në dyshim, me raportimet e fundit, thuhet se Broja pritet të rikthehet në javën e parë të muajit mars. Kjo do të ishte diçka shumë e rëndësishme për ekipin kombëtar, sidomos nëse Armando do të ishte gati për lojë, por gjithçka do të shihet këto dy javë, nëse 23- vjeçari do të marrë minuta me klubin e tij përpara ndeshjeve të Kombëtares apo jo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vlen deputeti bekim sali ka marre pjese ne nje vizite zyrtare ne seline e nato s ne bruksel 67b5c5d84dd08
Story i mëparshëm

VLEN: Deputeti Bekim Sali ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel

prokuroria kerkon pese vjet burgim per dodikun dhe ndalimin e veprimtarise politike per 10 vjet 67b5ca4aab8e2
Story i radhës

Prokuroria kërkon pesë vjet burgim për Dodikun dhe ndalimin e veprimtarisë politike për 10 vjet

Të fundit nga

ShkoLartë