Britney Spears pësoi një sulm paniku përpara dasmës

Britney Spears zbuloi se pati një sulm paniku përpara se të martohej me Sam Asghari-n në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Kaliforni dje.

Ajo e ka quajtur ditën më spektakolare ditën e dasmës, duke postuar një seri fotosh në Instagram, me mbishkrimin:

“Isha shumë nervoze gjithë mëngjesin, por më pas në orën 14:00 më goditi vërtet… PO MARTOHESHIM. Kam pasur një atak paniku dhe më pas e kam marrë veten.”

Spears nuk dha detaje mbi sulmin e panikut apo çfarë e shkaktoi atë veç emocioneve të dasmës, por mendja na shkon te përpjekja e ish-bashkëshortit të saj Jason Alexander për të prishur dasmën.

Alexander doli Live në Instagram duke u futur në shtëpinë e këngëtares, vetëm disa orë përpara ceremonisë. Ai u arrestua dhe u akuzua për shkelje të ligjit, vandalizëm dhe sulm. Ndërsa Spears dhe Asghari morën një urdhër ndalimi kundër tij të premten.

Pavarësisht gjithë të papriturave, Spears e përshkroi ditën e saj të madhe si një ëndërr të bërë realitet dhe shtoi se akoma është në shok nga gjithë organizimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ministri gjerman i Financave: Nuk ka më rezerva në buxhet

Story i radhës

Anëtarja e KPK Etleda Çiftja shkon në SPAK, përballet me dy akuzat

Të fundit nga