Britanikja që shërbente në ushtrinë e Izraelit qëllon për vdekje 17-vjeçarin palestinez

Një grua britanike që shërbente në ushtrinë e Izraelit është identifikuar nga rrjeti ‘Jerusalem Post’ si vrasësja e adoleshentit Attallah Mohammad Harb Rayyan.

17-vjeçari nga një qytezë pranë Nablus në zonat e pushtuara të Bregut Perëndimor, u vra në mesjavë.

Vrasësja e Attallah u identifikua si qytetarja britanike me origjinë hebreje Lian Harush. 22-vjeçarja ka udhëtuar vetë nga Britania për të shërbyer si ushtarake në Izrael. Llogaritet se rreth 6,000 ushtarë të Izraelit kanë qytetari të dyfishtë, të cilët joshen sipas një programi të veçantë të kontestuar.

Në një raport të rrjetit Al Jazeera thuhet se Izraeli ka një program të gjerë radikalizimi për hebrejtë në Evropë, për t’i bindur ata të shërbejnë në ushtrinë e tyre.

Agjencia thotë se organizata të specializuara për bindjen e individëve me origjinë hebreje të vijnë në Izrael, veprojnë në kryeqytetet kryesore evropiane duke i joshur me ‘eksperiencë ushtarake’  dhe mundësi për të marrë pjesë në luftime.

Sipas raportimeve Izraeli ka ndërtuar në Bregun Perëndimor kampe “fantazie anti-terrorizmi” ku turistëve u jepet mundësia të luajnë role ushtarake në situata të ndryshme, nga një “shpërthim terrorist” në treg, në sulme të simuluara me thikë, apo goditje me snajper.

Ngjarja paraprake

Pirlo: Juventusi ka filluar të marrë formë

Ngjarja e ardhëshme

Berati regjistron 41 raste të reja nga COVID-19, mes tyre pensionistë, nxënës e mësues

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian