Britania zbut masat kundër COVID-19

Britania e Madhe sot ka filluar të normalizohet nga kufizimet e saj për shkak të COVID-19, që kishin qenë në fuqi që para Krishtlindjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas rregullave të reja, njerëzit do të lejohen të mblidhen në grupe me gjashtë persona për t’u shoqëruar në parqe dhe kopshte private ndërsa fushat sportive, pishinat do të rihapen.

Mesazhi i qeverisë “qëndroni në shtëpi” u zëvendësua me “qëndro lokal” pasi njerëzit kërkojnë të gëzojnë një pushim të lehtë nga kufizimet që zgjatën rreth më shumë se tre muaj.

“E di se sa njerëzve ju ka munguar shoqërimi dhe gara e sportit të organizuar dhe sa e vështirë ka qenë të kufizosh aktivitetet fizike, veçanërisht për fëmijët”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

“E di se shumica do të mirëpresin kontaktin e shtuar social, me grupe prej gjashtë ose dy familje tani me mundësinë të takohen jashtë”, tha ai.

Johnson po ashtu paralajmëroi për të patur kujdes ndërsa njerëzit duhet të punojnë ende nga shtëpia nëse është e mundur dhe të minimizojnë udhëtimet e tyre sipas këshillave të reja.

“Duhet të jemi të kujdesshëm me rastet që rriten në të gjithë Evropën dhe variantet e reja që kërcënojnë fillimin e vaksinimit”, tha ai.

“Pavarësisht lehtësimeve të sotme, të gjithë duhet të vazhdojnë t’u përmbahen rregullave, të lajnë duart, fytyrën, hapësirën dhe të paraqiten për vaksinë kur të thirren”, shtoi ai.

Në Londër, ku një sërë protestash të fundit regjistruan mijëra njerëz të mbledhur në mënyrë të paligjshme, policia metropolitane u kujtoi qytetarëve se tubimet e mëdha mbeten të paligjshme.

Qytetarët ende janë të ndaluar të shkojnë me pushime jashtë vendit, me një gjobë prej 5.000 paundë (6.900 dollarë) kundër shkeljeve, pasi vendi është i kujdesshëm në lidhje me variantet e reja të virusit.

Britania e Madhe ka vuajtur numrin më të lartë të vdekjeve me COVID-19 në Evropë me 126.592 deri më tani, sipas shifrave zyrtare.



. .

Ngjarja paraprake

Munishi: Challandes nuk ka më çfarë të jap, i ka dalë situata jashtë kontrollit

Ngjarja e ardhëshme

Më në fund, Capital T publikon këngën ‘Diego’ sot në ora 16:00

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian