Britania ‘tkurr’ ushtrinë/ Më pak ushtarë, por më shumë dronë e robotë

Ushtria britanike pritet të reduktohet me rreth 10 mijë ushtarë në kuadër të një strategjie që do ta zhvendosë atë drejt robotëve, dronëve dhe armatimeve kibernetike.

Rishikimi i mbrojtjes me gjasë do të çojë në reduktimin e disa tankeve dhe avionëve, por qeveria tha se do të ketë më shumë anije, nëndetëse dhe marinarë. Numri i ushtarëve të rregullt do të reduktohet në rreth 70 mijë, pasi ka rënë në vijimësi vitet e fundit.

Të dielën, sekretari i mbrojtjes, Ben Wallace, tha se po ndërmerrte vendime në kontekstin e një buxheti të shtuar të mbrojtjes. Por, laboristët thonë se reduktimi i numrit të ushtarëve vjen në një kohë kur rreziqet me të cilat përballet vendi, janë shtuar.

Në janar 2021, në ushtrinë britanike kishte 80.010 ushtarë të rregullt, një rënie kjo krahasuar me 86.080 që ishin në tetor 2015. Reduktimi më i fundit i numrit të ushtarëve, mund të bëhet përmes rrjedhës natyrale, me ata që lënë shërbimin që nuk zëvendësohen nga rekrutë të rinj.

Si pjesë e ristrukturimit të ushtrisë, marina mbretërore do të shndërrohet në një forcë të ardhshme komando, duke marrë shumë nga detyrat tradicionale që kryheshin nga forcat speciale si SAS dhe SBS.  Forca do të marrë më shumë se 200 milionë paund investime direkte gjatë dekadës së ardhshme, për kryerjen e operacioneve detare të sigurisë dhe për të parandaluar aktivitete kërcënuese.

Ngjarja paraprake

Kur është koha e duhur për të thënë për herë të parë “Të dua”? Ja kush duhet ta thotë i pari

Ngjarja e ardhëshme

Mbërrijnë 10 mijë doza të vaksinës Sputnik/ Balla falenderon Princin e Kurorës së Abu Dhabi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian