Britania paralajmëron qytetarët se mund të ekstradohen në Hong Kong

Ligji i sigurisë kombëtare, të cilin Kina vendosi kohët e fundit në Hong Kong po shkakton shqetësime. Britania ka paralajmëruar disa nga qytetarët e saj se ata mund të përballen me arrestim dhe ekstradim në ish-koloninë britanike nëse udhëtojnë në vende të treta që kanë marrëveshje ekstradimi me Kinën.

Në qershor të vitit 2020 Kina vendosi ligjin e sigurisë kombëtare në Hong Kong, si reagim ndaj protestave qeveritare, me pretendimet se do të rivendoste rendin nëterritor. Kritikët thonë se ligji kufizon liritë themelore demokratike. Mbi njëqind persona janë arrestuar në bazë të atij ligji.

Midis tyre është edhe aktivisti opozitar Andy Li – i cili u akuzua për bashkëpunim me të huaj në vitin 2020, pasi dyshohet se ka lobuar tek qeveritë e huaja për të vendosur sanksione ndaj Hong Kongut dhe Kinës.

Dokumente të gjykatës britanike renditen emrat e disa shtetasve. Në fillim të muajit, qeveria britanike u tha atyre se mund të arrestohen dhe ekstradohen në Hong Kong nëse ata udhëtojnë në ndonjë shtet që ka marrëveshje ekstradimi me territorin kinez.

Ndër ta ishte shtetasi britanik, i lindur në Shtetet e Bashkuara, Bill Browder, i cili ka bërë fushatë në nivel global për të ashtuquajturat sanksionet Magnitsky kundër abuzuesve të të drejtave të njeriut. Zëri i Amerikës foli me zotin Browder përmes rrjetit Skype.

“Emri im u përmend sepse po diskutoja me njerëz të ndryshëm në lidhje me sanksionet Magnitsky kundër zyrtarëve të Hong Kongut të përfshirë në shtypjen e demokracisë. Qeveria britanike më paralajmëroi se emri im ishte i përfshirë në dokument, duke vënë në dukje se ligji kinez i i sigurisë aplikohet ndaj kujtdo dhe kudo në botë.”

Veprimtari i të drejtave të njeriut është përballur me disa përpjekje nga Rusia për ta arrestuar dhe ekstraduar atë nën akuza për mashtrime financiare, duke përdorur Interpolin. Zoti Browder thotë për Zërin e Amerikës se është e qartë se akuzat janë të motivuara politikisht.

“Udhëtoj vetëm në ato vende që unë i përshkruaj si shtete ku sundon ligji. Për shembull, edhe pse kam një shtëpi në Afrikën e Jugut, unë nuk do të udhëtoj në atë vend, sepse nuk konsiderohet vend ku sundon ligji. Por mund të shkoj në Gjermani, pavarësisht traktateve që kanë, sepse e di që gjykatat nuk do të më dorëzojë tek rusët apo kinezët për raste të motivuara politikisht.”

Mbi 12 vende kanë marrëveshje ekstradimi me Hong Kongun – përfshirë Indinë, Afrikën e Jugut dhe Portugalinë. Edhe aktivistit britanik pro-demokracisë Luke de Pulford i doli emri në gjykatat e Hong Kongut. Qeveria britanike e paralajmëroi atë. Ai foli në telefon me sherbimin Mandarin të Zërit të Amerikës.

“Një akuzë e dëshpëruar dhe reflektim i tërheqjes së Britanisë para Kinës. Jemi në një situatë, kukemi dështuar të respektojmë premtimet ndaj popullit të Hong Kongut. Londra po u thotë njerëzve se nuk mund të shkojnë në vende të treta sepse mund të përfundojnë në burg.”

Në bazë të “Deklaratës së Përbashkët” të nënshkruar midis Britanisë dhe Kinës para dorëzimit të Hong Kongut në vitin 1997, Pekini premtoi të ruante autonominë e territorit sipas të ashtuquajturit Ligji Bazë.

Përmes një deklarate, qeveria britanike i tha Zërit të Amerikës se: “Britania e Madhe nuk do të mbyllë njërin sy kur flitet për Hong Kongun dhe nuk do të heqë dorë nga përgjegjësitë historike ndaj njerëzve të saj. Si nënshkruese e Deklaratës së Përbashkët, Britania do të vazhdojë të ngrejë zërin për popullin e Hong Kongut. ”/VOA

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Казната за екс-судијата Владимир Панчевски намалена на две ипол години затвор

Ngjarja e ardhëshme

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla komenton shkarkim/ emërimet surprizë të Edi Ramës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian