Britania e Madhe vendos karantinë për udhëtarët e këtij shteti

Udhëtarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe nga Italia do t’i nënshtrohen një karantine dyjavore, për shkak të situatës me COVID-19, njoftoi qeveria britanike.

“Masë, që gjithashtu ka të bëjë me Vatikanin dhe mikroshtetin e San Marinos, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të dielën dhe do të vlejë për të gjithë Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për Anglinë”, shkroi në Twitter ministri britanik i Transportit, Grant Shapps.

“Nga ana tjetër, personat që vijnë nga Kreta në Angli nuk do të kenë më nevojë ta kryejnë këtë detyrim 14-ditor”, shtoi ministri.

Personat që nuk e respektojnë këtë karantinë dyjavore do të gjobiten deri në 10 000 stërlina (11 000 euro), në rast të një vepre të përsëritur.

Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 43 000 vdekje nga koronavirusi.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Arjan Çani: Fatkeqësisht Rama fiton zgjedhjet. Jemi në xhungël s’ka rëndësi i ndershmi, por i forti

Ngjarja e ardhëshme

Bora ka dy fjalë me Donaldin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian