​Britania e Madhe: Irani të ndalojë arrestimin e të huajve

Britania e Madhe nuk do ta pranojë kurrë arrestimin e qytetarëve të saj si një mjet presioni diplomatik, ka bërë të ditur sot zëdhënësi i kryeministrit britanik Rishi Sunak, pas arrestimit të shtatë personave në Iran të lidhur me Britaninë.

“Ne kërkojmë nga autoritetet iraniane që të japin urgjentisht të gjitha informacionet për personat e arrestuar me shtetësi të dyfishtë të Iranit dhe Britanisë së Madhe”, u tha zëdhënësi gazetarëve.

Ai tha se Irani duhet të ndalojë arrestimin e shtetasve britanikë dhe të gjithë atyre që kanë nënshtetësinë e një vendi tjetër të huaj.

Më 25 dhjetor, Garda Revolucionare e Iranit arrestoi shtatë persona të lidhur me Britaninë e Madhe, të cilët, sipas Teheranit, ishin të përfshirë në organizimin e protestave kundër qeverisë.

Disa nga të arrestuarit, siç njoftuan zyrtarët iranianë, kanë edhe shtetësi të dyfishtë.

Irani është përballur me një valë protestash në të gjithë vendin që nga 16 shtatori, pasi një vajzë kurde, Mahsa Amini, vdiq pas tre ditësh në paraburgimin e policisë morale të Iranit, ku ajo u ndalua për “mbajtje të pahijshme të hixhabit”.

Familja e saj pretendon se Amini ka vdekur si pasojë e rrahjes në paraburgim.

Irani pretendon se protestat kundër regjimit ishin nxitur dhe drejtuar nga jashtë, veçanërisht nga Perëndimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KGJK-Kurtit: Personi zyrtar që mori vendimin për Pantiqin quhet gjyqtar i Kosovës

Story i radhës

​Këto 3 shenja presin telashe, borxhet do të grumbullohen kudo

Të fundit nga