Britania e Madhe dënon puçin ushtarak në Mianmar

Britania e Madhe dënoi puçin ushtarak në Mianmar e organizuar nga ushtria e vendit ku u arrestuan kryetarja e Këshillit Shtetëror dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Aung San Suu Kyi dhe civilë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson përmes llogarisë së tij në Twitter bëri thirrje për lirimin e liderëve civilë dhe respektimin e votës së popullit.

“Dënoj puçin ushtarak në Mianmar dhe arrestimet e padrejta ndaj Aung San Suu Kyi dhe civilëve tjerë”, deklaroi Johnson.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Në njoftimin nga media e ushtrisë së Mianmarit, thuhet se pas arrestimeve të bëra në orët e mëngjesit, janë konfirmuar pretendimet rreth grusht shtetit ushtarak, duke njoftuar se vendi tani është nën drejtimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing.

Grusht shteti është kryer për shkak të pretendimeve se janë bërë mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit të vitit 2020.

Pas puçit në vend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme ndërsa vendi do të qeveriset me administratë ushtarake për një vit.

Komisioni zgjedhor më 29 janar kishte përgënjeshtruar pretendimet e ushtrisë, se janë bërë mashtrime në zgjedhjet që përfunduan me fitoren e partisë së Aung San Suu Kyi në pushtet.

Ushtria në vend mbështet partinë në opozitë Partia e Zhvillimit dhe Solidaritetit për Unitet (USDP).



. .

Ngjarja paraprake

QKRMT dënon dhunën policore ndaj 18 vjeçarit në ambientet e stacionit policor në Prishtinë

Ngjarja e ardhëshme

Pastori i njohur shqiptar, pyetet se a i duhet Shqipërisë emisioni “Përputhen”? Ja si përgjigjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian