Britani, sot do të varroset Princi Filip

Varrimi i Princit Britanik Filip, i cili ndërroi jetë më 9 prill në moshën 99 vjeç, do të bëhet sot, raporton Anadolu Agency (AA).

Varrimi i Dukës së Edinburgut do të jetë një “funeral ceremonial mbretëror”.

Varrimi, në të cilin do të marrin pjesë vetëm 30 anëtarë të familjes për shkak të kufizimeve të vendosura si rezultat i përhapjes së COVID-19, do të mbahet në Kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.

Pallati Buckingham shpalli listën e atyre që do të marrin pjesë në varrim së bashku me mbretëreshën, e cila përfshinte katër fëmijë të princit të ndjerë, dy nipër e mbesa dhe anëtarë të tjerë të familjes.

Filipi ishte burri i Mbretëreshës Elizabeta II dhe Duka i Edinburgut. Ai u tërhoq nga publiku në vitin 2017.

Ai ishte me mbretëreshën gjatë mbretërimit të saj 69-vjeçar.

Princi u shtrua në spital më 16 shkurt për disa ditë egzaminime dhe për të pushuar, kurse më vonë u njoftua se ai po trajtohej për infeksionin. Ai u transferua në Spitalin St. Bartholomew më 1 mars, ku vazhdoi mjekimin dhe ku u testua dhe kontrollua gjendja e tij e mëparshme e zemrës. Ai më pas u transportua përsëri në Spitalin King Edward II, nga ku u lirua më 16 mars.



. .

Ngjarja paraprake

Mosmirënjohja, sëmundja e shpirtit

Ngjarja e ardhëshme

Lulzim Basha i dërgon një mesazh të fortë Edi Ramës, ka edhe një paralajmërim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian