Britani, komuniteti turk mblodhi 10 tonë ndihma për të prekurit e tërmetit

Komuniteti turk në të gjithë Britaninë e Madhe u mobilizua për të mbështetur njerëzit e prekur nga tërmetet e fuqishme që goditën jugun e Türkiye-s, duke mbledhur 10 tonë ndihma brenda një dite për t’i dërguar në vendin e tyre, raporton Anadolu.

Gjithsej 35 shoqata turke në Britani të hënën mblodhën ndihma dhe furnizime dimërore për njerëzit e prekur nga tërmetet vdekjeprurëse që goditën vendin.

“Jemi krenarë për komunitetin tonë që mblodhi donacione dhe ndihma brenda pesë ose gjashtë orëve”, tha Umit Yalcin, ambasadori i Türkiye-s në Londër.

Ai tha se Turkish Airlines do të transportojë falas ndihmat e mbledhura. “Nuk duam që asnjë nga njerëzit tanë të ndihet i braktisur. Kjo ndihmë ofron moral dhe mbështetje”.

Yalcin falënderoi Britaninë për dërgimin e mbështetjes së menjëhershme për Türkiye-n, përfshirë një ekip prej 76 specialistësh kërkimi dhe shpëtimi, pajisje dhe qen të trajnuar shpëtimi.

Kreu i Unionit të Demokratëve Ndërkombëtarë në Britani, i cili organizoi ndihmën, Erdal Yetimova tha: “Në fazën e parë, në total 10 tonë do t’i dërgohen Türkiye-s me avion të Turkish Airlines. Më pas, deri kah fundi i javës ndihma e mbledhur nga Luton, Leicester, Swindon dhe Bristol do të dërgohen në vend”.

Të paktën 3.432 persona humbën jetën dhe 21.103 të tjerë u plagosën në 10 provinca të Türkiye-s pas dy tërmeteve shkatërruese të hënën që goditën pjesën jugore të vendit, sipas shifrave zyrtare.

Të hënën herët, një tërmet me magnitudë 7.7 ballë goditi provincën Kahramanmaraş, më pas rreth nëntë orë më vonë, një tërmet 7.6 ballë goditi gjithashtu rajonin, duke prekur disa provinca të tjera, përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.





Story i mëparshëm

“A të pëlqen Melisa?”, kush e pyet Blastën

Story i radhës

Qëllohet për vdekje talenti i futbollit

Të fundit nga