Brezovica ‘thërret’ skitarët/ “Ka mjaftueshëm borë për skijim”

Qendra e skijimit në Brezovicë është më e njohura dhe më e frekuentuara gjatë dimrit nga turistët vendorë dhe të huaj.

Këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19 vizitat nuk kanë qenë të shumta.

Faqja sociale në Facebook ‘Brezovica’ ka njoftuar skitarët që kushtet janë plotësuar për skijim ngase ka rënë mjaftueshëm borë.

Kujtojmë, që udhëtimet në formë të organizuar me autobus nuk lejohen.

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për disa kompani që muajin e kaluar nuk respektuan këtë rregull.

Image

Brezovica

Fotografitë më poshtë janë bërë sot në Brezovicë dhe tregojnë gjendjen e stazës së skijimit.

Ngjarja paraprake

Aktori Mark Eden vdes në moshën 92 vjeçare

Ngjarja e ardhëshme

Lufton diabetin, sëmundjet e zemrës dhe kancerin, ky ushqim super i shijshëm ka veti të pabesueshme shëruese

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian