Brenda dhomës së djalit të Kylie Jenner, ku vetëm një arush kushton mbi 9000 $

Kylie Jenner publikoi dje disa pamje nga periudha e shtatzënisë së saj në një video 10-minutëshe në YouTube të titulluar “To Our Son”. Djali i Jenner me Travis Scott erdhi në jetë më 2 shkurt, por ka një koleksion këpucësh më të madh se juaji!

Në videon e publikuar, Kylie ka ndarë pamjet nga dhoma e bebit, me nuanca neutrale dhe e mbushur me libra për fëmijë e lodra, mes të cilave ra në sy një arush pellushi Louis Vuitton prej 9000 dollarësh.

Arushi i rrallë është i printuar me monogramin klasik të Louis Vuitton dhe nuk gjendet më në dyqane. Fillimisht është prezantuar gjatë sfilatës së koleksionit për meshkuj të vjeshtës 2004 të Louis Vuitton, që nga ajo kohë është rritur në vlerë dhe konsiderohet si një artikull koleksioni; aktualisht është i listuar për 20,550 dollarë në Farfetch.

Ndërkohë, dollapi i atleteve bebit është i mbushur me Nike e marka luksi.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Britania e Madhe i dha Ukrainës mbi 4000 sisteme raketore antitank

Story i radhës

Grubi: Qeveria miratoi vendime shumë të rëndësishme të infrastrukturës rrugore

Të fundit nga