Bregdeti i qytetit Maras në Qipron Turke do të rihapet të enjten

Vija bregdetare e qytetit të braktisur Maras në Gazimagusa do të rihapet të enjten, njoftoi sot kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, raporton Anadolu Agency (AA).

Vija bregdetare e qytetit Maras do të jetë e hapur për përdorim publik që nga e enjtja në mëngjes, tha Tatar në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Ankara.

Maras aktualisht është një qytet-fantazëm ku hyrja është e ndaluar, përveç personelit të ushtrisë turke të vendosur në TRNC.

“Çështja e Marasit është një çështje kombëtare mbi të gjitha garat politike dhe debatet”, tha Tatar.

“Është fakt që Maras është një territor i TRNC-së. Ne mbështesim plotësisht vendimin për ta bërë vijën bregdetare të Maras të disponueshme për publikun”, tha Erdoğan.

Turqia është gjithashtu e gatshme të mbështesë administratën e TRNC-së që të hapë plotësisht qytetin Maras, theksoi ai.

“Kundërshtimet e palës kundërshtare kanë qenë tashmë të kota, pasi nuk do të ketë viktimizim për shkak të mungesës së ndonjë prone private në Maras”, tha Erdoğan.

Në vitin 2019 TRNC kishte njoftuar hapjen e Marasit për turistët.



. .

Ngjarja paraprake

U largua drejt Juventusit, Fiorentina: Chiesa si kapiten? Gabuam rëndë!

Ngjarja e ardhëshme

Natalia më në fund flet për raportin e saj me Neymar dhe Maluma!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian