Brataj tregon sjelljen e virusit: Po shohim të moshuarit që ia hedhin sëmundjes dhe të rinj që këputen

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, tha se virusi nuk e ka humbur aftësinë e tij për të bërë dëme.

Ai tha se mutacione të lehta ka pësuar, duke shtuar se moshat e treta po e kalojnë më mirë se moshat e reja, dhe se numri i këtyre të fundit sa vjen e rritet.

Kjo për shkak se nga frika të moshuarit po mbrohen ndërsa të rinjtë janë neglizhentë.

“Virusi e ka ndryshuar shfaqjen e sëmundjesshmërisë. Djersët apo kolla janë format e lehta, ndërsa temperatura dhe bllokimi i mushkërive janë format e rënda. Ne po shohim tani të moshuar që po ia hedhin sëmundjes dhë të rinj që po këputen. Sepse të moshuarit po mbrohen. I terrorizuam moshat e treta, mos dilni se do vdisni, bëni kujdes. Ndërsa të rinjtë nuk po marrin masa. Janë më neglizhentë”, tha Brataj në Opinion.

/e.rr

Ngjarja paraprake

Lladrovci arsyetohet për fotografinë e tij me biznesmenin që i fitoi 20 tenderë në Drenas

Ngjarja e ardhëshme

Çfarë mendon gjinekologu gjatë vizitës?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian