Brataj kundër Akademisë: Imunizimi nuk është më shumë se…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj del kundër Akademisë së Shkencave, duke hedhur poshtë studimin e këtyre të fundit mbi imunitetin e popullsisë ndaj COVID.

Sipas tij, me kampionimin e zgjedhur, ai as nuk mund të jetë studim, e për rrjedhojë të dhënat nuk mund të merren në konsideratë.

“U tha nga Akademia e Shkencave 50% imunizim, po se ku u bë, me çfarë metodologjie dhe kush e kontrolloi nga ana shkencore?! Me sa di, janë 800 persona që u testuan dhe nuk mund të quhet studim dhe as bën një tregues për popullsinë”, deklaron Brataj duke shtuar se në optikën e tij, imunizimi nuk është më shumë se 20-25%.

Sidoqoftë, inkurajon qytetarët, veçanërisht të rinjtë, të mos e ulin vigjilencën tani në fund, pasi masat po japin rezultat, i bindur se vendi nuk do të përballet me shifra më të rënda se sa ato që kaluan.

Ngjarja paraprake

Vrasës me pagesë nga Kolumbia ishin nisur për të eleminuar disa njerëz në Mal të Zi

Ngjarja e ardhëshme

10 frikërat më të mëdha të burrave në një lidhje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian